Endrit Shala: Tashmë edhe zyrtarisht gjiganti metalurgjik ”Trepça” i takon Kosovës dhe popullit të saj NULL NULL 08.03.2019 13:44 08.03.2019 13:44 Ministri i Tregtisë, Endrit Shala ka thënë se pati privilegjin për të dorëzuar sot çertifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik ‘’Trepça’’ tek ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Shala ka theksuar se me anë të kësaj çertifikate gjiganti metalurgjik ‘’Trepça’’ tashmë është edhe zyrtarisht e shtetit dhe popullit të Kosovës, njofton Klan Kosova. ”Është kënaqësi dhe privilegj që sot pata nderin që bashkë me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, ta dorëzoi certifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik “Trepça” tek ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Tashmë gjiganti metalurgjik “Trepça” i takon edhe zyrtarisht shtetit dhe popullit të Kosovës ashtu siç i ka takuar gjithmonë. Urime qytetarë të Kosovës dhe punëtorëve të “Trepçës”. E.SH” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 41 minuta më parë
Kosova Ish-shoferi i zv. ministrit të Mbrojtjes i kërkon Kurtit që ta shkarkojë Shemsi Sylën, rendit arsyet (DOKUMENT) 3 orë më parë