Barazim kapitenësh NULL NULL 10.05.2015 18:55 10.05.2015 18:55 Në derbin e zhvilluar në Premier League, Chelsea dhe Liverpool janë ndarë baraz 1:1. Me të filluar ndeshja, në minutën e ‘4, kapiteni i Chelsea-t, John Terry arriti që të shënojë gol për rezultatin 1:0. Edhe pse e ka siguruar titullin, skuadra e Jose Mohurinhos nuk i ndali sulmet drejt portës së Simon Mignolet. Ndërsa Liverpoolin në lojë e ktheu kapiteni legjendar, Steven Gerrard, i cili arriti që me kokë të barazojë rezultatin në 1:1. Pjesa e dytë u shoqërua me raste nga të dyja palët, por që nuk arritën që t’i konkretizojnë ato. Kjo ishte ndeshja e të dy kapitenëve, pasi të dy arritën që të shënojnë golat për skuadrat e tyre. Pikërisht në ndeshjen me Chelsean sezonin e fundit ishte kapiteni i “The Reds” që rrëshqiti në fushë, për ta humbur topin që i kushtoi me titull skuadrës së Brendan Rogers. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.