Shqiptarët e ftojnë aktorin e filmit ‘Taken’ që ta vizitojë Shqipërinë (VIDEO) NULL NULL 23.02.2019 12:36 23.02.2019 12:36 Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video interesante, ku ftohet aktori i njohur amerikan, Liam Neeson, që ta vizitojë Shqipërinë. Pasi që aktori Neeson i paraqiti keq shqiptarët në filmin ‘Taken’, tani këta të fundit e kanë krijuar një video në të cilën reklamohen vlerat e turizmit shqiptar, transmeton Klan Kosova. Në fund të kësaj videoje që e ka publikuar Kryeministri Edi Rama, aktori Arben Bajraktaraj i thotë Liam Neesonit: “Siç të thashë shoku im i dashur, shtëpia e një shqiptari i përket Zotit dhe mysafirit. Mirë se vjen”. klankosova.tv