Lekaj tregon cilat janë projektet për vitin 2019 për Prizrenin NULL NULL 21.02.2019 11:32 21.02.2019 11:32 Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se një milion e 400 mijë euro do të investohen në Prizren në projekte infrastrukturore. “Në Prizrenin historik do të gjejnë vend disa projekte infrastrukturore të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Me një buxhet të ndarë prej 1 milion e 400 mijë euro, gjatë 2019-s do të punohet në këto projekte: Ndërtimi i rrugës në fshatin Zym dhe asaj Planej – Pashtrik Lidhja e zonës industriale dhe transitit me autostradën në hyrje të Prizrenit Asfaltimi i rrugës Lubizhdë – Skorobishdë dhe Prizren – Velezhë Rregullimi dhe zgjerimi i rrugës Planej – Liken i Hasit – Rënia e Dëshmorëve”. “Jemi pranë secilës komunë, për tu ndihmuar në plotësim të kërkesave infrastrukturore të qytetarëve!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 9 minuta më parë
Ekonomi Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë 2 orë më parë