Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj policëve

NULL NULL
06.08.2015 16:50

Në Mitrovicë sot është arrestuar  i dyshuari me inicialalet F.B pasi kishte  sulmuar dy policë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas një njoftimi të policisë,  rasti ka ndodhur  në rrugën “Briga 141” në Mitrovicë, në kohën kur policët gjatë kontrollit të trafikut rrugor kishin kërkuar nga i dyshuari që të verifikojnë dokumentet e tij dhe të veturës.

“I dyshuari duke mos përfillur urdhrat e zyrtarit policor përnjëherë ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor duke i shkaktuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës’ bën të ditur policia e Mitrovcës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.