Varrosen policët e vrarë NULL NULL 10.05.2015 16:31 10.05.2015 16:31 Pas faljes së drekës, sot në Studeniçan të Shkupit u bë varrimi i Isamedin Osmani, pjesëtar i njësitit për intervenim të shpejtë. Osmani u vra gjatë përleshjeve të djeshme mes forcave të policisë dhe grupit të armatosur në Kumanovë dhe është njëri nga tetë policët e vrarë gjatë krizës dyditore në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Ndërkaq tre policë të tjerë janë varrosur me nderimet me të larta policore në Tetovë, Zubovcë dhe Bërvenicë. Në qytetin e Tetovës, ku ishin prezentë edhe drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është varrosur polici Sasho Samojllovski i lindur në vitin 1982 nga Tetova. Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë edhe Ministrja Jankullovska, dhe njeriu i parë i sigurimit shtetëror Sasho Mijallkov. Sot janë varrosur edhe Nenad Serafimovski i lindur në vitin 1987 në fshatin Zubovcë të Gostivarit dhe Zharko Kuzmanovski i lindur në vitin 1981 në fshatin Brvenicë të Tetovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar 7 minuta më parë
Kosova Konventa e Përgjithshme e PDK-së, Krasniqi kërkon drejtësi për themeluesit e UÇK-së 13 minuta më parë