Merkel në Moskë për homazhe NULL NULL 10.05.2015 16:05 10.05.2015 16:05 Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbërriti sot në Moskë për të nderuar kujtimin e ushtarëve sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi mungoi në paradën ushtarake ruse një ditë më parë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel po qëndron në Rusi për të nderuar kujtimin e ushtarëve sovjetik të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Angela Merkel vendosi një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur në Kremlin, në shenjë pajtimi pasi kishte refuzuar të merrte pjesë një ditë më parë në ceremonitë përkujtimore me rastin e 70-vjetrit të fitores ndaj Gjermanisë naziste. Duke u pritur në Kremlin, kancelarja, e cila ka luajtur këto muajt e fundit një rol kyç në negociatat për Ukrainën, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit. “Është e nevojshme për ne të punojmë, të bashkëpunojmë edhe në situata të komplikuara dhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhje diplomatike”, konfirmoi Merkel në nisje të këtij takimi. Rusia festoi dje 70-vjetorin e fitores së Aleatëve ndaj Gjermanisë naziste me një paradë madhështore, por pjesa më e madhe e vendeve perëndimore i bojkotuan këto festime për të protestuar kundër aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes së saj për separatistët në lindje të Ukrainës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar 3 minuta më parë
Kosova Konventa e Përgjithshme e PDK-së, Krasniqi kërkon drejtësi për themeluesit e UÇK-së 8 minuta më parë