Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK vazhdon zgjedhjen e strukturave të reja

NULL NULL
11.02.2019 11:50

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore nëpër nëndegë në shumicën e komunave të Kosovës.

 “Procesi i brendshëm zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, po vijon sipas planit të hartuar nga Komisioni për zgjedhje të brendshme, në pajtim me rregulloret dhe procedurat e miratuara nga organet partiake, për të jetësuar vizionin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për Dekadën e Re”.

“Interesimi dhe angazhimi i anëtarësisë dhe qytetarëve për tu zgjedhur në strukturat e reja të PDK-së për Dekadën e Re është më i madh se asnjëherë më parë, ndërsa në shumë kuvende zgjedhore ka pasur qindra delegatë që kanë marrë pjesë në zgjedhje”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Në shumicën e Kuvendeve Zgjedhore gara për strukturat e reja të PDK-së po zhvillohet me nga së paku dy kandidatë për kryetarë të nëndegëve, ndërsa në shumicën e nëndegëve janë zgjedhur përfaqësues të rinj, duke konfirmuar procesin e reformave në të gjitha nivelet.    

 Deri tani, kuvendet zgjedhore janë mbajtur në 480 nëndegë nga 1200 sa ka gjithsej Partia Demokratike e Kosovës në të gjitha komunat e Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.