Cardi B dhe Offset ribashkohen zyrtarisht në Grammy NULL NULL 11.02.2019 11:30 11.02.2019 11:30 Cardi B dhe Offset janë ribashkuar – dhe këtë e kanë treguar me një puthje me gjuhë. Dy muaj pasi u bë e ditur se çifti u nda pas një skandali të tradhtisë, ata u ribashkuan së fundmi në Atlanta gjatë Super Boël. Por Cardi dhe Offset e bënë zyrtare ribashkimin e tyre në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. 26 vjeçarja Cardi dhe 27 vjeçari Offset nuk përtuan të pozojnë para fotografëve duke ndarë një ‘puthje’ me gjuhë. Në njërën nga fotografitë, reperja e cila kishte veshur një dizajn me ngjyrë rozë dhe të zezë nga Mugler, me perla rreth belit, qafës dhe në flokët e saj – mbante duart e të dashurit të saj derisa përkulet drejt tij për të prekur gjuhët. Në një moment tjetër, reperja shihet derisa tërheq fytyrën e Offset dhe e tërheq afër vetes për një moment edhe më intim, transmeton Klan Kosova. Ky ribashkim zyrtar i çiftit vjen një javë pasi Cardi B kishte thënë për revistën People se martesa e saj me Offset është “një gjë personale”. E pyetur për spekulimet për lidhjen e saj të dashurisë në rrjetet sociale dhe mediat, këngëtarja e “I Like It” ka thënë se ata janë një çift krejt i zakonshëm. Më 5 dhjetor, TMZ kishte raportuar se martesa e çiftit ishte në krizë pasi kishin dalë disa mesazhe online nga muaji qershor – vetëm disa javë para se ata të bëheshin prindër. Në këto mesazhe, Offset i kërkon një gruaje që të kenë një marrëdhënie seksuale treshe me të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.