Kotevski: Shkatërruam një grup të rrezikshëm NULL NULL 10.05.2015 15:06 10.05.2015 15:06 Ka përfunduar aksioni policor, raporton Klan Kosova. Ivo Kotevksi, zëdhënës i policisë së Maqedonisë e cilëson të suksesshëm aksionin që sipas tij shkatërroi një prej gurpeve më të rrezikshme në Ballkan. Në një konferencë për media, Ivo Kotevski, zëdhënës i policisë së Maqedonisë ka deklaruar se aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar, raporton Klan Kosova. Sipas policisë, grupi është udhëhequr nga 5 persona kryesorë, tre prej të cilëve janë dorëzuar, ndërsa në mesin e të dorëzuarve nuk bën pjesë Mirsad Ndrecaj – NATO. Të gjithë pjesëtarët e përfshirë në këtë konflikt kanë qenë pjesë e Brigadës 113 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. “Janë dorëzuar rreth 30 persona të tjerë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë armë. Duke pasur parasysh se gjatë kohë e kanë sulmuar policinë kanë pasur snajper, bomba dhe topa dore”. “Në mesin e muajit maj kanë planifikuar të bëjnë aksione të ndryshme. Në momentin kur u vërtetua lokacioni i kemi sulmuar. Në fillim të muajit maj ata kanë hy. Nëse ka bashkëpunëtor të tjerë do të shifet. Operacioni në terren ka përfunduar, qytetarët të tregojnë edhe pak durim. Duhet të sigurohen provat materiale. Të merren trupat”. Kotevski theksoi se janë 14 trupa të vrarë të grupit të armatosur, por ai nuk ka përjashtuar edhe viktima të tjera. Sipas tij, gjithashtu gjatë operacionit është gjetur edhe një sasi e madhe armatimi. Ai theksoi se janë ndaluar rreth 30 persona që sipas tij dyshohen si ‘terroristë’, dhe se po vazhdon hetimi dhe bisedat informative. Kotevski i pyetur se a ka viktima civile ka theksuar se nuk mund të konfirmojë një gjë të tillë. Ai përmendi se janë vrarë 8 policë, ndërsa 37 të tjerë janë plagosur. “Është eliminuar një prej grupeve më të rrezikshme në Ballkan. Aksioni ka përfunduar”, përfundoi Kotevski. Ekipet e krim-teknikes janë futur ne lagjen e Trimave dhe pritet ne secilin moment tërheqja e forcave policore, Në hyrje të Lagjes po qëndron edhe një ekip i OSBE-së, që pritet të hyjë më pas, raporton gazetari Kushtrim Sadiku nga Kumanova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar 2 minuta më parë
Kosova Konventa e Përgjithshme e PDK-së, Krasniqi kërkon drejtësi për themeluesit e UÇK-së 7 minuta më parë