Fajon: Interesat e qytetarëve para atyre të politikanëve NULL NULL 10.05.2015 14:59 10.05.2015 14:59 Eurodeputetja thotë se duhet ruajtur rendi, qetësia, por në radhë të parë jeta dhe mirëqenia e qytetarëve. “Maqedonia në këto momente meriton të gjithë vëmendjen e BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar”. Sipas raportuesit të Parlamentit Europian, Ivo Vajgl, eurodeputet liberal nga Sllovenia, “destabilizimi në këtë vend të rëndësishëm europian mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin rajonal në Europën Juglindore”. Ndërkohë që bashkëatdhetarja e tij, Tanja Fajon, në cilësinë e zëvendëspresidentes së grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, por edhe në Slloveni, shprehu keqardhjen për humbjet e jetëve dhe plagosjen e disa të tjerëve. Në komunikatën për shtyp, Fajon jep “shqetësimin e thellë për situatën e tensionuar politike, ku partia në pushtet me partinë kryesore të opozitës nuk mund të flasin me gjuhën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit”. E majta sllovene ka ndjekur nga pranë muajt e fundit zhvillimet në Maqedoni, kujton ajo. “Incidentet e djeshme dhe dhuna e gjithëpërhapur në Kumanovë, një qytet me traditë për konflikte etnike, vazhdon të zerë vend edhe sot”, cilëson Fajon. “Socialdemokratët janë thellësisht të shqetësuar dhe bëjnë thirrje ndaj të gjitha palëve për frenim ndaj përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës. Protestat e javës së fundit treguan se sa të pakënaqur janë maqedonasit, por ajo që po ndodh në rajonin e Kumanovës është alarmuese”, shton eurodeputetja e majtë. “Është me rëndësi që të ndalohet dhuna për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe ruajtja e qetësisë dhe gjakftohtësisë. I bëj thirrje politikanëve dhe qytetarëve për të bashkëpunuar dhe për të frenuar provokimin e situatave potencialisht të tensionuara. Ajo që i nevojitet tashmë Maqedonisë është një nivel i lartë i kulturës politike, një dialog i ndershëm, më shumë tolerancë dhe mbi të gjitha sensibilitet për qytetarët e saj”, këshillon Fajon. “Lojërat politike dhe interesat e udhëheqësve politikë nuk duhet të mbizotërojnë mbi ato të qytetarëve. Populli maqedonas nuk mund të bëhet viktimë për orekset e politikanëve”, përfundon qëndrimi i socialdemokrates sllovene. /topchannel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konventa e Përgjithshme e PDK-së, Krasniqi kërkon drejtësi për themeluesit e UÇK-së 3 minuta më parë