Klan Kosova: Kronikë ekskluzive nga Kumanova (VIDEO) NULL NULL 10.05.2015 14:07 10.05.2015 14:07 Klan Kosova sjell pamje ekskluzive nga Kumanova dhe intervista me banorët e atjeshëm. Kronika e përgatitur nga Klan Kosova rreth zhvillimeve të fundit në Kumanovë sjell kronologjinë e ngjarjeve me pamje ekskluzive nga Kumanova dhe intervista me banorët e atjeshëm. Të intervistuarit thonë se kanë lënë viktima dhe të lënduar gjatë ikjes së tyre nga Lagjia e Trimave, në Kumanovë. Ata nuk e dinë saktë se kush më kë po lufton dhe cila është arsyeja. Disa thonë se gjithçka është një skenar i montuar për t’iu hakmarrë shqiptarëve. Një i intervistuar tjetër ka treguar për Klan Kosovën maltretimet që atij i janë bërë nga forcat policore maqedone. Ambulanca është parë të sjellë vazhdimisht të lënduar në spital, por Klan Kosova nuk ka mundur t’i identifikojë të lënduarit si ushtarë apo civilë, sepse në një moment ekipi i Klan Kosovës është largur dhunshëm. Gazetari Kushtim Sadiku, i cili është në Kumanovë bashkë me kameramanin Laurat Gashi, ka treguar se atje ka pasur luftime të ashpra dhe është përdorur artileri e rëndë në mes policisë dhe grupit të armatosur. Civilët që po largohen nga Kumanova po shkojnë në drejtim të Preshevës. Kronika e përgatitur nga Klan Kosova iu sjell detaje të shumta nga atje. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 37 minuta më parë