Trajanov: Pushteti është përgjegjës NULL NULL 10.05.2015 13:15 10.05.2015 13:15 ???????????????????????????????????? Pavle Trajanov e sheh si përgjegjës të drejtpërdrejtë për situatën në Kumanovë e quan pushtetin aktual në Maqedoni. Ish ministri i punëve të brendshme dhe Kryetari i Lidhjes demokratike, parti në pushtet, Pavle Trajanov ka akuzuar pushtetin për vrasjen e policëve gjatë aksionit të djeshëm në Kumanovë, duke theksuar se dikush i hodhi policët si ‘mish për top’. “Ajo që mund të theksohet është se shërbimet e sigurisë në krye me policinë i kanë hedhur në zjarr policët. Nuk dua të futem në spekulime të ndryshme për skenarët e mundshme. Duhet të presim për stabilizimin e situatës, pasi ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre sulmeve dhe cilat janë qëllimet e tyre. Fillimisht na ndodhi Gushinca, tani ‘Lagjia e Trimave’, atëherë përgjegjësinë duhet ta bartë pushteti. Nuk mundet për gjithë këtë të akuzohet opozita, kjo është larg mendjes”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.