Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Disa të vrarë nga të shtënat në Zvicër

NULL NULL
10.05.2015 11:43
Trupa të pa jetë janë gjetur brenda dhe jashtë një ndërtese në qytetin e Vyrenlingen, të Zvicrës, bënë të ditur policia zvicerane.

Policia në Zvicër ka bërë të ditur se disa njerëz janë vrarë nga të shtënat në qytetin Vyrenlingen.

Policia nuk e ka dhënë ende numrin e saktë të viktimave, por ka thënë se të gjithë të vrarët janë të rritur.

Trupa të shtrirë janë gjetur brenda dhe jashtë një ndërtese të banimit.

Motivi i vrasjeve duket të jetë një mosmarrëveshje familjare dhe rasti nuk ka të bëjë me terrorizëm, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bernhard Graser.

Më shumë detaje priten gjatë ditës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.