Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ivanov mbledh Këshillin e Sigurisë

NULL NULL
09.05.2015 22:18

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov  u kthye në Maqedoni duke ndërprerë vizitën e tij të punës në Federatën Ruse.

Ai menjëherë ka mbledhur Këshillin e Sigurimit, pas ndodhive të fundit në Kumanovë.

Mësohet se Këshilli i Sigurimit është mbledhur në përbërje të zgjeruar, por nuk dihet se a ka shqiptarë të ftuar në kuadër të këtij Këshilli.

Për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë, presidenti Ivanov i ka informuar Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun, presidentin e Federatës Ruse Vlladimir Putin dhe  bashkëbiseduesit tjerë, me të cilët realizoi takim në Moskë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.