Morata te Atletico? NULL NULL 10.01.2019 14:01 10.01.2019 14:01 Atletico Madrid i janë bashkuar garës për transferimin e Alvaro Moratës, kupton Goal. Sulmuesi i Chelsea-s është përfolur për një largim nga klubi në javët e fundit, teksa edhe Të Kaltrit janë fokusuar në opsione të tjera. Sevilla janë parë si favoritë për t’i siguruar shërbimet e tij, por negociatat për një marrëveshje huazimi me një klauzolë të transferimit të përhershëm edhe nuk kanë përfunduar. Mirëpo, në këto dy ditët e fundit, njerëzit e Morata-s janë takuar me Atletico-n për një mundësi të huazimit, dhe atij i konvenon një gjë e tillë, pasi në Madrid ka familjen dhe miqtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.