Gold Ag viziton Medinën, takohet edhe me Halil Kastratin NULL NULL 07.01.2019 14:47 07.01.2019 14:47 Ndryshe nga këngëtarët e tjerë, Arian Agushi ose siç publiku e njeh Gold Ag, ka vizituar Medinën pas festave të fundvitit. Artisti e dokumentoi udhëtimin edhe me fotografi, madje atje krejt rastësisht u takua me Halil Kastratin – përfaqësuesin e organizatës Jetimat e Ballkanit, njeriu që iu ndihmoi shumë nevojtarëve gjatë vitit të kaluar, bashkë me shumë donatorë. “Kur e don , pa pritë edhe n’Medine e takon”, ka shkruar Gold Ag nën imazhin i cili mori shumë pëlqime dhe komente pozitive, njofton Klan Kosova. https://www.instagram.com/p/BsTEhxGA1v0/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.