Lojtari i Ajax Matthijs de Ligt, fiton çmimin “Golden Boy” për vitin 2018 NULL NULL 17.12.2018 14:56 17.12.2018 14:56 Çmimi prestigjoz Golden Boy, apo “Djaloshi i artë” për vitin 2018 shkon për talentin e Ajaxit të Amsterdamit Matthijs de Ligt. Qëndërmbrojtësi i harkëtarëve është shpallur lojtari më premtues në Europë nën moshën 21-vjeç. 19-vjeçari gjatë këtij viti ka fituar një vend stabël edhe në formacionin e kombëtares holandeze duke ulur në stol një ekspert si De Vrij e Interit, pasi trajneri Ronald Koeman bashkë me kapitenin Van Dijk në qëndër të mbrojtjes aktivizon de Ligt, shkruan goal.com përcjellë Klan Kosova. Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Kylian Mbappe ndërsë në të shkuar Golden Boy-in e ka fituar edhe Lionel Messi. Vetë de Ligt i intervistuar pas çmimit është shprehur shumë i lumtur dhe shumë i befasuar për fitimin e këtij trofeu prestigjoz në aspektin individual duke e vënë theksin se para shumë vitesh e ka fituar edhe Lionel Messi diçka që e bën më tepër krenar. Në garën për Golden Boy 2018, 19-vjeçari i Ajax mposhti bashkëkombasin e tij dhe ishin e skuadrës, Justin Kluviert, djalin e legjendës holandeze Patrick Kluivert i cili aktualisht aktivizohet te Roma në Itali, por edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit, Patrick Cutrone i Milanit e Vinicius Junior i Realit të Madridit. Favorit në fillimin e votimeve dukej Kluivert Jr, por në fund festa ishte e gjitha për De Ligt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 2 orë më parë