LIVE: KUVENDI VOTON, KOSOVA BËHET ME USHTRI NULL NULL 14.12.2018 11:27 14.12.2018 11:27 15:48 BE: Ushtria e Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën Bashkimi Evropian ka reaguar pas votimit të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Në kumtesën e lëshuar veprimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës nuk është kundërshtuar prerazi, por tërthorazi, njofton Klan Kosova. “Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një pako të ligjeve rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sikurse NATO, Bashkimi Evropian vazhdon të ndajë mendimin që mandati i FSK-së duhet të ndryshohet përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”. “Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë të përmbushë obligimet sipas Marrëveshjes së Parë të arritur në Bruksel në prill të vitit 2013 si dhe marrëveshjen e sigurisë”, thuhet në kumtesën e BE-së. 14:58 Në Angli diplomon oficeri i parë i ushtrisë së Kosovës Në një nga Akademitë më të njohura Ushtarake në botë në Sandhurst të Anglisë diplomoi oficeri i parë i ushtrisë së sapoformuar nëntoger Besfort Kurteshi. Gjeneral Brigade Nazmi Brahimaj së bashku me të ngarkuarën me punë në Londër Heroina Telaku, dhe me atasheun e Mbrojtjes në Londër nënkolonel Beton Retkoceri morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të tij. 14:48 Çifti në Ferizaj kurorëzohet me uniformë të Ushtrisë 14:14 PREJ SOT GATITU– shkon virale fraza e Kadri Veselit Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, e përmbylli seancën e sotme plenare me një fjali e cila tani është shndërruar në një “slogan viral”. “Prej sot Gatitu”, është fraza që është bërë virale në internet, e të cilën Veseli ua tha pjesëtarëve të FKS-së që ishin prezentë në seancë. Shumë qytetarë, politikanë, artistë e figura të ndryshme kanë shpërndarë logon e cila u dizajnua pas përmbylljes së seancës ku u votua për formimin e Ushtrisë së Kosovës. 14:00 Thaçi nuk ia uron opozitës themelimin e ushtrisë? Në momentin pasi kaluan tri projektligjet për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, presidenti Hashim Thaçi u përshëndet me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe me krerët e qeverisë, njofton Klan Kosova. Ndonëse Haradinaj shihet duke ua uruar edhe opozitës krijimin e ushtrisë, Thaçi në video nuk shihet duke bërë një gjë të tillë. 13:50 Ushtaraku nga Gjilani që diplomoi sot Ushtaraku Art Sahiti nga Gjilani ka diplomuar sot, pikërisht në ditën edhe kur u miratua edhe pakoja e ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Sahiti ka diplomuar në Akademinë Ushtarake Gjermane dhe do të kthehet në Batalionin e Reagimit të Shpejtë në Gjilan. Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, u shpreh i lumtur me kuadrot e reja për ushtrinë. “Art Sahiti ka diplomuar në akademinë gjermane. Është bursist atje, ushtarak i ri, dhe kuadro të tilla uroj që të dalin shumë. Kemi kuadro jashtëzakonisht të mëdha, në veçanti ushtarin e ri të dalë në ditëlindjen e ushtrisë së Kosovës”. 13:40 Festë në Deçan për Ushtrinë e Kosovës Festë në Deçan për Ushtrinë e Kosovës Festë në Deçan për Ushtrinë e Kosovës Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 14 décembre 2018 13:38 Bekim Jashari uron për ushtrinë: Emocion i veçantë I pari i Skenderajt Bekim Jashari ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri. “Është emocion i veçantë, jo vetëm për ne, por për të gjithë shqiptarët. Është dita e dytë me radhë pas shpalljes së pavarësisë me vlerë të veçante. Është vendimi i parlamentit të Kosovës për ushtrinë tonë. Kjo ushtri është pritë ndër shekuj”. Jashari, i cili njëherit është edhe familjar i Komandantit Legjendar Adem Jashari, pati një porosi për të gjithë fqinjët e Kosovës, që të mos kenë frikë nga ushtria kosovare. “Kjo ushtri është në mbrojtje të vendit, jo në sulm të vendeve tjera. Ushtria e Kosovës do të jetë partnerë e të gjitha ushtrive të botës”. 13:29 Veteranët urojnë Ushtrinë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka uruar qytetarët për krijimin e Ushtrisë. “Pas shumë përpjekjeve të popullit tonë në luftërat për liri, si rezultat i gjakut të derdhur të mijëra dëshmorëve të kombit, gjymtyrëve të invalidëve dhe mundit të veteranëve të brezit të UÇK-së të prirë nga Komandanti legjendar Adem Jashari, historisë së Kosovës sot i’u shtua një datë e rëndësishme, ajo e transformimit të FSK-së, përkatësisht e Ushtrisë së Kosovës”. “Me këtë rast, ndjehemi krenar dhe ju urojmë këtë ditë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar”, thuhet në urimin e organizatës së veteranëve. 13:09 Raportim i veçantë i Klan Kosovës për daljen e parë të UÇK-së në skenë Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 14 décembre 2018 12:45 Vlora Çitaku: Nga Washingtoni me dashuri, nderime atdheut! Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka ndarë një dedikim special pas themeilit të Ushtrisë së Kosovës. ”Nderime atdheut”, është mesazhi që ka ndarë përmes facebook, ambasadorja Çitaku të cilin e ka shoqëruar edhe me një fotografi në të cilën figuron mesazhi që la sot nga Kuvendi i Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli ”Prej sot Gatitu”, njofton Klan Kosova. 12:32 Krerët e Vushtrrisë të veshur me uniforma ushtarake Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri së bashku me kryesuesin e kuvendit komunal, Nasuf Aliu dhe nënkryetari Besim Muzaqi bëjnë foto të veshur me uniforma ushtarake. “Urime shqiptari, Unë, ushtari i yt Kosovë!” ka shkruar Aliu. 12:16 Thaçi pranon: Jam i emocionuar Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë qytetarët për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se kjo ditë është një e arritur historike e merituar, njofton Klan Kosova. “Është një ditë e jashtëzakonshme. Ditë historike por krejt normale e zakonshme, një e arritur historike e merituar. Kosova ka ushtrinë, ka shtetin që po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë”. “Ushtria e Kosovës, ashtu sikurse edhe vet shteti, do të jetë multietnike profesionale në shërbim të qytetarëve, të paqes në Kosovë e rajon. Do të vazhdojmë të punojmë me partneret tanë. Do të vazhdojmë reformat tona të cilat janë shumë të rëndësishme”. “Sot kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, veteranët, familjet e dëshmorëve. T’i kujtojmë të gjitha ato sakrifica të tyre dhe të zotohemi për energji të reja”. “Uroj të gjithë qytetarët, oficerët për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe meritor. Jam i emocionuar”. 12:09 Vjen reagimi i NATO-s pas formimit të Ushtrisë së Kosovës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij në lidhje me çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Stoltenberg thotë se vendimi i Institucioneve të Kosovës ku miratuan pakon e projektligjeve për themelimin e transformimin e FSK-së, është bërë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO se një gjë e tillë mund të rrisë tensione në rajon, njofton Klan Kosova. Megjithatë krahas kësaj Jens Stoltenberg thotë se NATO e mbështetë zhvillimin e FSK-së, ndërsa me ndryshimin e mandantit këshilli tani duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës. ”Sot, Institucionet në Kosovë kanë njoftuar miratimin e tre ligjeve që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Ndërkohë që tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje që Kosova të vendosë, ne kemi bërë të qartë se ky veprim është i gabuar. NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut tani duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës. NATO mbetet e angazhuar përmes KFOR-it për një mjedis të sigurt dhe të sigurt në Kosovë dhe për stabilitetin në Ballkanin më të gjerë Perëndimor. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që vendimi i sotëm nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë përgjegjës në rajon duhet të përqëndrohen në përparimin e reformave dhe në dialog. E përsëris thirrjen time për Prishtinën dhe Beogradin që të mbeten të qetë dhe të përmbahen nga çdo deklaratë apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin”. 12:03 SHBA rikonfirmon mbështetjen për Ushtrinë e Kosovës Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, deklaroi se Kosova tani më shumë se kurrë më parë duhet të bashkëpunoj me komunitetet dhe te koordinohet me aleatët dhe partnerët e NATO’s. Kosnett konfirmoi edhe njëjherë mbështetjen e Amerikës për ushtrinë e Kosovës. “SHBA-te do të jenë aty me ju” ka shkruar Kosnett. Now, more than ever, the government of #Kosovo must engage with minority communities and coordinate closely with NATO Allies and partners, as it begins the ten-year transition of its security forces. The U.S. will be there with you. Our statement here: https://t.co/jss4lIkaYh — Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) December 14, 2018 11:53 Lumir Abdixhiku: Përjetimi i kësaj dite historike është fat, votimi për Ushtrinë e Kosovës është privilegj Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përjetimi i kësaj dite ku Kosovaështë bërë me Ushtri është ditë historike, njofton Klan Kosova. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë që sot e plotësojmë pjesën e fundit të shtetësisë sonë, “Çfarë ndjenje! Përjetimi i kësaj dite historike është fat. Votimi për Ushtrinë e Kosovës është privilegj. Sot plotësojmë pjesën e fundit të shtetësisë sonë, mbrojtjen e atdheut tonë. Në kujtim për gjeneratat e shkuara, në shërbim për ato që vijnë; Kosovë e gëzofsh Ushtrinë”. 11:52 Ushtria, Shtabi i Krizës së komunave veriore mban konferencë Një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp e shtabit të krizës së katër komunave nga veriu i Kosovë do të mbahet në mesditë. Kështu kanë bërë të ditur përfaqësues të Listës Serbe. Ky zhvillim vjen pas miratimit të pakos së projektligjeve të cilat e shndërruan FSK-në në Ushtri. Konferenca për shtyp do të mbahet në Zyrën e Shtabit të Krizave në Mitrovicën Veriore, njofton Klan Kosova. 11:43 Kurti uron për ushtrinë: Fitore e secilit qytetarë të Kosovës Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti përgëzoi të gjithë qytetarët e Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri, pas votimit të tre ligjeve për ushtrinë. “Ju përgëzoj të gjithë juve. Kjo është fitore jo vetëm e shtetit por e secilit qytetar, secilit politikan. Secilit punëtorë, burrë e grua të Kosovës”. “Kemi pas shumë sakrifica. Më meritorët janë ata që s’janë më me neve. Martirët dhe dëshmorët e kombit. Prandaj edhe dita e sotme filloj me nderimin për të gjitha ata që u vetëmohuan, kontribuan dhe u sakrifikuan jo vetëm për lirinë por është për mbrojtjen e shtetit”. Kurti gjithashtu tha se ky avancim do të duhej të përcjellët edhe me përkushtim buxhetor. Sa i përket kërcënimeve të Serbisë, Albin Kurti tha se kjo është mënyrë e sjelljes e këtij vendi përderisa Kosova nuk duhet t’ia kthej me gjuhë të urrejtjes por “të jemi me integritet dhe ta konfirmojmë pavarësinë e shtetit tone”. 11:47 Ministri i Financave: Buxheti nuk do të jetë pengesë për avancimin e Ushtrisë Ministri i Financave: Buxheti nuk do të jetë pengesë për avancimin e Ushtrisë (VIDEO) Ministri i Financave: Buxheti nuk do të jetë pengesë për avancimin e Ushtrisë (VIDEO) Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 14 décembre 2018 11:43 Rrustem Berisha, ministri i parë i Mbrojtjes i Kosovës së pavarur Kuvendi i Kosovës sot ka votuar pakon e ligjeve me anë të së cilave e ka transformuar FSK-në në Ushtri. Me vendimin e ri edhe Ministria e FSK-së shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes e Kosovës, njofton Klan Kosova. Rrustem Berisha deri sot ministër i FSK-së, do të jetë edhe ministër i Mbrojtjes i Kosovës tash e tutje. Ai është ministri i parë që do ta drejtojw këtë ministri. 11:43 Meta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës: Vendim historik Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar Kosovën për krijimin e Ushtrisë. “Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova. 11:42 Kosova bëhet me Ushtri, qytetarët festojnë në sheshet e Prishtinës 11:41 Veseli kadetëve të FSK-së: Prej sot, gatitu! Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mbyllur në mënyrë interesante seancën për miratimin e ligjeve që e transformuan FSK-në në ushtri. Ai ka përshëndetur kadetët e FSK-së prezentë në sallën e seancave me një thirrje interesante. “Në sallë kemi të pranishëm edhe kadetët e FSK-së, që do të jenë oficerët e ardhshëm të Ushtrisë së Kosovës, të cilëve ua urojmë këtë ditë historike”. “Prej sot, gatitu”, u është drejtuar Veseli kadetëve, të cilët më pas janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur, njofton Klan Kosova. 11:33 Thaçi: Ushtria është nderi, siguria dhe mirëqenia e Kosovës Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ka thënë që Ushtria është nderi, siguria dhe mirëqenia e Kosovës. “Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike, si rrallëherë të zgjedhurit e popullit miratuan pakon ligjore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. “Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit”. 11:32 Isa Mustafa: Urime Ushtria, ajo do të shërbejë për paqe dhe stabilitet në Ballkan Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar me t’u votuar transformimi i FSK-së në ushtri. “Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ua uroj këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë Mustafa, transmeton Klan Kosova. “Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti më e madhe në vend, qoftë në pozitë apo në opozitë, ka përkrahur në vazhdimësi ngritjen dhe aftësimin e FSK-së për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur, përkatësisht në Ushtri të Kosovës në interes të mbrojtjes së vendit, pra, në interes të çdo qytetari të saj”. Sipas Mustafës Ushtria e Kosovës do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe në gjithë Ballkanin. “Prandaj, urime qytetarë!”. 11:32 Ramush Haradinaj me dedikim babait: Plak, u ba Ushtria! Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka ndarë një mesazh emocionues me rastin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Duke qenë se babai i kryeministrit Ramush Haradinaj ndërroi jetë muaj më parë, ai i ka ndarë një dedikim për të, njofton Klan Kosova. ‘’Plak, u ba Ushtria’’ thotë kryeministri Haradinaj në reagimin e tij. 11:24 Kuvendi voton edhe projektligjin e fundit për ushtrinë, atë për shërbim Kuvendi i Kosovës ka votuar edhe projektligjin e tretë të pakos së transformimit të FSK-së në ushtri, që është ai për shërbim. Me 107 vota për, ligjvënësit kosovarë kanë votuar këtë projektligj që ka të bëjë me parimin e ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies, njofton Klan Kosova. Ky projektligj përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatjen e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerjen e shërbimit, statusin e pjesëtarit të FSK-së, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dh çështje tjera në kuadër të shërbimit në FSK. 11:00 Kuvendi ynë voton ushtrinë tonë Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Ky ligj përcakton kompetencat, organizimin dhefunksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave e Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik. 10:37 Kosova me Ministri të Mbrojtjes Me 107 vota për dhe një abstenim, ka kaluar ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, njofton Klan Kosova. Për këtë ligj u paraqiten 11 amandamente të cilat kaluan radhazi në Kuvendin e Kosovës. Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj. Ministria e Mbrojtjes do të harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe do të ushtron funksionet e kompetencat e saj në përputhje me Kushtetutën, me kёtё ligj. Po ashtu, ky projektligj përcakton në mënyrë të detajuar edhe kompetencat e Ministrisë, kompetencat e Ministrit të Mbrojtjes e po ashtu edhe kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.