Haradinaj: Flamuri gjerman do të valojë edhe për 99 vjet në vendin tonë NULL NULL 13.12.2018 19:44 13.12.2018 19:44 Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka organizuar pritje lamtumirëse për t’i nderuar ushtarët e kontingjentit gjerman në Prizren. Ai ka thënë se Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman, njofton Klan Kosova. “Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman. Sonte, në shenjë mirënjohje, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, kam organizuar pritje lamtumirëse në nderim të ushtarëve të kontingjentit gjerman në Prizren”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut. “Përpos që i shërbyen paqes dhe sigurisë sonë për dy dekada, në funksion të zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës, tani përmes Parkut Inovativ-Trajnues në Prizren, flamuri gjerman do të valojë edhe për 99 vjet në vendin tonë. Përjetësisht mirënjohës! Danke Bundeswehr”. Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.