Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmija që fiton miliona në YouTube duke vlerësuar lodrat (VIDEO

NULL NULL
05.12.2018 13:33

Me 22 milionë dollarë të fituar brenda një viti, Ryan është personaliteti me fitimin më të madh sivjet në këtë platformë, duke u ngjitur nga vendi i tetë në të parin.

Ryan është vetëm shtatë vjeçar dhe krejt çfartë ai bën në video është vlerësimi i lodrave, madje një prej tyre numëron mbi 935 milionë vizita.

Prindërit e tij thonë se si katërvjeçar ai i kishte pyetur se pse nuk mund t’i hidhte në YouTube videot e tij ku vetë do të jepte vlerësime dhe kritika për lodra.

Kanali i tij në YouTube ka mbi 17 milionë e 300 mijë vizitorë me një kombinim vizitash prej 26 miliardë në videot e publikuara.

lajme të ngjashme