Sot është ditëlindja e ish-presidentit Ibrahim Rugova NULL NULL 02.12.2018 08:13 02.12.2018 08:13 Sot është ditëlindja 74-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kryesia e LDK-së do të bëjë homazhe tek varri i tij në Velani për të nderuar veprimtarinë e tij. Ish-presidenti Rugova ka lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cërcë të Istogut dhe ka vdekur më 21 janar të vitit 2006. Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit. Pas luftës LDK-ja i fitoi të gjitha zgjedhjet e organizuara ndërsa që nga viti 2002–2006, ishte president i Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 14 orë më parë