Abedin Zymberi: Ky skenar i Qeverisë nuk do të ketë sukses, qytetarët duan paqe NULL NULL 09.05.2015 16:33 09.05.2015 16:33 Ish anëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Abedin Zymberi, ka thënë për Europën e Lirë se në rajonin e Likovës nuk ka njerëz të armatosur. Ish anëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Abedin Zymberi, ka thënë për Europën e Lirë se në rajonin e Likovës nuk ka njerëz të armatosur. “Unë jetoj në këtë vend dhe i shoh njerëzit që jetojnë normalisht. Nuk ka kurrfarë incidentesh”. “Incidenti i sotëm më duket si skenar i Qeverisë, kryeministrit Nikola Gruevski dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, transmeton Klan Kosova. “Sigurisht është duke u planifikuar ndonjë skenar me të cilin synohet zhvendosja e vëmendjes nga ajo që po ndodhë në Maqedoni në përpjekje për ta shpëtuar atë që mund të shpëtohet”. “Mendoj se kjo nuk do të ketë sukses sepse qytetarët nuk duan luftë, por duan paqe, perspektivë, duan të punojnë dhe të jetojnë”. “Për qytetarët e këtushëm ky incident nuk është befasi, sepse gjatë tërë këtij muaji në këto anë kanë lëvizur grupe të mëdha të njerëzve të panjohur dukë bërë presione të caktuara”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025