Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Burri i “Miss Shqipëria” u përplas me partnerin e Elvana Gjatës për trafikun e kokainës (FOTO)

NULL NULL
28.11.2018 12:56

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e katër tetorit në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari, i cili dyshohet se është dhe personi kyç në ngjarjen e ish-Bllokut. Biznesmeni dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën, partnerin e këngëtares Elvana Gjata, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova. Sipas të njëjtave burime, shkak i konfliktit janë bërë pazaret në trafikun e kokainës.

Sipas informacioneve të ardhura në prokurori nga shërbimet partnere, rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një ngarkesë të madhe kokaine dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj. Sipas Fax News, Eldi Dizdari është bashkëshorti i ish-Miss Shqipëria, Suada Sherifi, të cilin ajo ka preferuar që ta mbajë të fshehtë nga mediat.

Fotot e saj me familjen numërohen me gishtat e dorës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.