UÇK: Masakra në Maqedoni, fytyra e vërtetë e pushtetit NULL NULL 09.05.2015 15:39 09.05.2015 15:39 Ushtria Çlirimtare Kombëtare: Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjesit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone. Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka sqaruar se ushtarët e saj kanë goditur në mëngjesin e sotëm forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile. Ata thonë se do të kenë veprime edhe më të ashpra ndaj forcave policore e ushtarake maqedone, të cilët paaftësinë dhe frikën e tyre po e përcjellin mbi banorët e pafajshëm të lagjes shqiptare në Kumanovë. Ata nëpërmjet një komunikate për media , kanë thënë se masakra në lagjen e Trimave, është fytyra e vërtetë qëndrimit fashist, që tregon se sa shumë është bërë pis pushteti politik në IRMJ. “Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjesit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile”. “Ju bëjmë thirrje njerëzve të ndershëm, ish luftëtarëve të lirisë, intelektualëve patriotë, të distancohen nga shpifjet dhe manipulimet e pushtetit sllavo fashist Gruevski – Ahmeti. Ne jëmi kudo, në mes të popullit, në qytete e katunde dhe do ti dalim për zot të ardhmes tonë. Rroftë Kombi Shqiptar”, thonë UÇK. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025