Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Trump për dialogun më tha: “E keni përkrahjen time 100 %, vazhdoni”

NULL NULL
12.11.2018 22:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun e tij amerikan Donald Trump, gjatë shënimit të 100 vjetorit të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris.

Thaçi në Zona B të Klan Kosovës ka treguar detaje nga ky takim me presidentin amerikan.

“Në dy takimet e zhvilluara në darkën e së shtunës dhe drekën e së dielës me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump kanë qene fillimisht falënderimi për mbështetjen e tij personale si president i SHBA-ve për Kosovën, për konsolidimin e shtetit dhe vazhdimësinë e kësaj përkrahje të palëkundur nga SHBA-të për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen euro-atlantike”.

I pari i vendit ka thënë se e ka njoftuar presidentin amerikan edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se ka marrë përkrahje të plotë nga ai.

“Në çështjen e dialogut, e kam informuar për dialogun, negociatat dhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjes por edhe për vështirësitë dhe pengesat”.

“Trump ka qenë i drejtpërdrejtë në komentin dhe mesazhin që më dha mua si president i Kosovës, më tha shumë qartë ‘e keni përkrahjen time 100 %, vazhdoni’”.

“Presidenti Trump dhe qeveria e SHBA-së janë në mbështetjetë plotë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Thaçi ka thënë se ndonëse Kosova është një shtet i vogël, për presidentin amerikan është një kauzë e madhe.

“Natyrisht, Kosova është shtet i vogël dhe këtë duhet ta dimë të gjithë ne, por kam vërejtur se për Trump, Kosova është kauzë e madhe, ka qenë edhe për Barack Obaman,  George W. Bush, Bill Clinton deri te Bushi i vjetër [George H. W. Bush]”.

“Kjo na jep nder neve, kam vëretjur se edhepse jemi shtet i vogël, kauza e Kosovës është e madhe për SHBA-të, për presidentitn Trump dhe ekipin e tij”.

“Vlerësimi dhe mesazhi i tij është mesazh edhe për ne, qe duhet të jemi më unik, të punojmë bashkërisht dhe të lëvizim bashkërisht me SHBA dhe partnerët tjerë”.

“SHBA-të nuk na këshillojnë keq, kjo liri, pavarësi dhe ky shtet është produkt i angazhimit maksimal të tyre”.

“Nuk duhet vlerësojmë rolin e SHBA-së vetëm si histori, por duhet ta ruajmë këtë partneritet si sytë e ballit sepse pa këtë partneritet nuk do të jemi as në BE, lëre me në OKB”.

 

lajme të ngjashme