Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi për ceremoninë në Paris: S’më intereson çka thonë liderët serbë

NULL NULL
12.11.2018 21:37

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar reagimet e liderëve serbë dhe të mediave serbe në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në ceremoninë e organizuar në Paris ku u shënua 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Unë jam kujdesur maksimalisht me dispilinën maksimale të respektimit protokollar të përfaqësojë në mënyrë të denjë shtetin e Kosovës. Se çka mendon ky apo ai lider në Serbi, ky apo ai medium serbë, as që e kam menduar dhe as që më intereson edhe sot”.

“Frustrimet e tyre  le të mbeten të tyre”.

Ai në Zona B tha se Serbia është më mirë të fokusohet në gjëra tjera.

“Më mirë është edhe ata të fokusohen në të ardhmen evropiane se sa të nervozohen me respektin që bota po i bën Kosovës”.

Thaçi theksoi se në këtë ngjarje Kosova ka pasur një respektim dhe nder të madh.

“Aty nuk është respektuar dhe nderuar Hashim Thaçi por Kosova. Unë edhe po të ulesha në këndin e fundit do të ndjehesha i nderuar në këtë manifestim dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëja ndonjë skandal”.

lajme të ngjashme