Mediat ne Maqedoni: Supozohet për përfshirje të Kosovarëve NULL NULL 09.05.2015 13:25 09.05.2015 13:25 Sipas medieve në Maqedoni Polica e realizoi aksionin për të arrestuar dy banda kriminale që kanë ardhur nga Kosova për të shkaktuar destabilitet. Dy banda kriminele nga Kosova janë të paguar dhe kanë ardhur para disa ditëve në Kumanovë, për të kryer një sulm të këtillë, të krijohet panik dhe frikë tek qytetarët e kësaj ane, i është thënë portalit të besueshëm në Maqedoni, Libertas. Libertas shkruan se burime diplomatike thonë se këto ditë, para protestave të caktuara më 17 maj, nga Prishtina për vizitë në Maqedoni është planifikuar që të arrijë Hashim Thaçi, me mision që t’ju jep përkrahje Shqiptarëve të Maqedonisë, dhe partisë së Ahmetit, dhe me këtë edhe koalicionit VMRO-BDI. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Mbreti Charles: Britania dhe Franca përballen me "kërcënime komplekse", kërkohet unitet 08/07/2025