Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ymeri kërkon reagim nga Prishtina e Tirana

NULL NULL
09.05.2015 12:43
Visar Ymeri: Prishtina e Tirana duhet të kthehen kah shqiptarët në Maqedoni dhe të nisin menjëherë të ushtrojnë trysni ndaj regjimit të Gruevskit për të ndalur dhunën.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kumanovë.

Ymeri u ka kërkuar liderëve shqiptarë të Prishtinës e Tiranës të reagojnë për të ndaluar dhunën e ushtruar sot nga aksioni policore.

“Institucionet në Prishtinë dhe në Tiranë duhet të kthehen kah shqiptarët në Maqedoni, në Kumanovë, dhe të nisin menjëherë të ushtrojnë trysni ndaj regjimit të Gruevskit që të ndalet dhuna ushtarake dhe policore”.

“Sot mendja e zemra e neve të gjithëve, është me shqiptarët në Kumanovë, të cilët edhe në vitin 2015 përballen me pasigurinë ekstreme”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.