Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rose përlot fansat e basketbollit, 50 pikë në fitoren e Minesotës

NULL NULL
01.11.2018 12:06

Shtatë vjet më parë ai u bë MVP-ja më i ri në histori në NBA-së kur në fanellën e klubit të vendlindjes, Chicago Bulls, e fitoi çmimin më të madh individual me vetëm 22 vjet.

Mirëpo, pas asaj ai u godit nga një fat i keq me lëndime të panumërta, kryesisht në gju, duke e shndërruar atë në një lojtar me performanca mesatare e madje edhe të dobëta.

U end nga Chicago në New York Knicks, në Cleveland Cavaliers e Minnesota Timberwolves ia dhanë besimin më 2018 kur e transferuan në radhët e veta.

Ndërkaq mbrëmë, ai e vërtetoi se pavarësisht peripecive me lëndime, është njëri nga talentët më të mëdhenj në NBA duke arritur një rekord personal prej 50 pikësh në fitoren e ngushtë të Minesotës ndaj Utah Jazz me rezultat 128-125.

Fitorja e Minesotës ishte edhe më e rëndësishme kur dihet që ata e kishin lënë Jimmy Butler në pankinë për këtë përballje.

Rose nuk arriti t’iu përmbahej lotëve duke qarë pas ndeshjes me të arritur këtë rekord personal në kuadër të një triumfi të klubit të tij.

Ai në llogarinë e tij në Facebook shkroi se “duhet besuar në veten edhe kur askush nuk beson”.

Believe in yourself, even if they don’t.

Publiée par Derrick Rose sur Mercredi 31 octobre 2018

lajme të ngjashme