Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbahet parada në Rusi

NULL NULL
09.05.2015 12:44
Përkundër bojkotimeve të liderëve të vendeve perëndimore, Rusia e organizoi paradën më të madhe ushtarake, e në mesin e shteteve që refuzuan ftesën e Putinit është edhe Shqipëria.

Disa tanke të modelit më të fundit, u ekspozuan për herë të parë në paradën e Sheshit të Kuq në Moskë.

Përkundër bojkotimeve të liderëve të vendeve perëndimore, Rusia e organizoi paradën më të madhe ushtarake.

Kjo ngjarje shënon 70 vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

https://www.youtube.com/watch?v=p8EdLTgyOa8

 

Ndonëse ishin ftuar, liderët e 20 vendeve të zhvilluara nuk morën pjesë, shkaku i  rolit të Rusisë në krizën që po ndodhë në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë.

Megjithatë me të filluar ngjarja, Presidenti rus Vladimir Putin, tha se bashkëpunimi ndërkombëtarë është vënë në rrezik gjatë viteve të fundit, dhe i mohoi pretendimet nga Perëndimi se shteti i tij ka të bëjë me armatosjen e rebelëve në Lindje të Ukrainës.

Ndërkaq në paradë, po merr pjesë edhe presidenti serb Tomislav Nikoliç, e në mesin e shteteve që refuzuan ftesën e Putinit është edhe Shqipëria.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.