Basha: Vendi po ecën mbrapsht NULL NULL 09.05.2015 12:13 09.05.2015 12:13 Albanias main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina) Lideri i opozitës ka ndarë me banorët e Bulqizës shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon çdo familje shqiptare e cila nuk arrin të përballojë as nevojat më elementare në muaj. Basha theksoi se asnjë premtim nuk ka mbajtur deri më sot kjo mazhorancë por e ka zhytur vendin në krizë. E vetmja alternativë e qeverisë në këto dy vjet, theksoi kryetari i PD janë gjobat dhe burgu. “Në dy vite, jo 300 mijë vende të reja pune por dhjetëra, mijëra vende pune ekzistuese u shkatërruan si rezultat i politikave të gabuara të taksave të larta, si rezultat i kërbaçit dhe gjobave mbi biznesin. Si asnjëherë më parë mbi 80% e shqiptarëve detyrohen të marrin borxh për të mbyllur muajin, ndërkohë listat e ushqimeve shtohen. 20 000 familje janë hequr me një të rënë të lapsit nga ndihma ekonomike. Kontroll –gjobë; kontroll –burg; burg kontroll dhe gjobë! Ky është realiteti i përditshëm”, tha Basha. Lideri i opozitës theksoi se vendi po ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar, duke iu referuar dhe rritjes së numrit të azilkërkuesve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Mbreti Charles: Britania dhe Franca përballen me "kërcënime komplekse", kërkohet unitet 08/07/2025