5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre një vajzë? NULL NULL 09.05.2015 11:31 09.05.2015 11:31 Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë për 5 civilë të vrarë, mes tyre edhe një vajzë tetë vjeçare. Lajmi nuk është i konfirmuar zyrtarisht. Mediat në Maqedoni raportojnë se ka kanë mbetur 5 civilë të vrarë në aksionin e policisë në Kumanovë, mes tyre edhe një vajzë tetë vjeçare. Sipas portalit Zhurnal.mk banorë të “Lagjes së trimave” njoftojnë se janë vrarë tre persona më të moshuar si dhe një rast tjetër një vajzë tetë vjeçare dhe prindi i saj. Banorët e vrarë mësohet se janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë. Sipas portalit Lajm vajza tetëvjecare dhe prindët e saj kanë mbetur të vrarë gjatë aksionit policor. Bëhet fjalë për anëtarë të një familje që jeton afër ambulancës shtetërore në këtë lagje. Nuk dihet nëse ata kanë humbur jetën gjatë granatimeve, ose gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë. Ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Mbreti Charles: Britania dhe Franca përballen me "kërcënime komplekse", kërkohet unitet 08/07/2025