Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BDI e Ali Ahmetit: Ruajeni gjakftohtësinë

NULL NULL
09.05.2015 10:41
Bashkimi Demokratik për Integrim, ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën kërkohet nga qytetarët që të ruajnë gjakftohtësin dhe të mos bien pre e provokimeve.

BDI-ja e Ali Ahmetit ka apeluar qytetarët e Kumanovës që të mos bien në provokime dhe ta ruajnë gjakftohtësinë, transmeton Lajm.

BDI përmes një komunikate ka vlerësuar se ngjarjet e sotme në Kumanovë, ato të mëparshmet në Gushincë, si dhe shpërthimi në selinë e BDI-së, janë veprime në kundërshtim me përcaktimet strategjike të popullit shqiptarë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

“Shqiptarët e Maqedonisë paraprakisht kanë agjendë të përcaktuar, janë në bashkëveprim me SHBA-të, BE-në dhe NATO-në, dhe dëshirojnë të shohin vendin të barabartë për të gjithë qytetarët, me marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike, në paqe, stabilitet si dhe të anëtarësuar në NATO dhe BE“, thuhet në kumtesën e BDI-së”, shkruan BDI.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.