Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Golden State vazhdon me fitore, Cleveland asesi të këndellet

NULL NULL
20.10.2018 14:30

Golden State ka shënuar fitoren e radhës në NBA, ku kësaj radhe mposhti me rezultat të ngushtë Utah Jazz me rezultat 124 – 123.

Kampionët në fuqi nuk e patën fare lehtë ndaj Utah Jazz pasi që ata u treguan shumë më të mirë në dy çerekët e parë të lojës të cilat i mbylli me 12 pikë avantazh.

Pas pushimit Golden State u këndell duke përmbysur gjithçka falë lojës së mirë të Kevin Durant dhe Stephen Curry të cilët shënuan 38 pikë përkatësisht 31, njofton Klan Kosova.

E mbrëmja të mirë nuk pati Cleveland Cavaliers të cilët pësuan humbjen e dytë radhazi, ku kësaj radhe i mposhti Minnesota me rezultat 131 – 123.

Te ‘Timberëolves’ më i miri ishte, Jimmy Butler i cili shënoi 33 pikë kurse për Clevelad në parket më së miri u paraqitë, Wiggins me 22 pikë të shënuara.

Në anën tjetër Toronto ka vazhduar formën e mirë duke mposhtur Boston Celtics me rezultat 112 – 101.

Në fakt Bostoni e nisi më mirë takimin kur në pjesën e marë fitoi me rezultat 25 – 18 por ishte Toronto që nuk vonoi dhe u kthye në lojë përmes 31 pikëve të Leonard.

lajme të ngjashme