Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pushojnë të shtënat në Kumanovë

NULL NULL
09.05.2015 10:03
Kanë pushuar të shtënat, tani për tani, në qytetin e Kumanovës. Jo zyrtarisht njoftohet për 12 policë te plagosur që janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Tani për tani kanë pushuar të shtënat në qytetin e Kumanovës, për momentin situata është e qetë.

Jo zyrtarisht njoftohet për 12 policë te plagosur që janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Derisa banorë që banojnë afër qendrës klinike në Shkup, kanë thënë se në orët e mëngjesit janë dëgjuar sirenat e veturave të emergjencës që kanë arritur në Klinikë.

Sipas tyre policia ka urdhëruar taksistët që të largohen prej para qendrës klinike, andaj supozohet që kanë sjellë të lënduar ose eventualisht viktima nga luftimet në Kumanovë.

Informacionin për largimin e taksistëve e kanë konfirmuar edhe disa kolegë gazetarë qe gjenden tek Klinika, por të cilëve nuk iu lejohet të hyjnë brenda.

KUMANOV 2

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.