Thaçi për librin e ri të Dacit: Një libër i veçantë ky për dekadën e parë të shtetit tonë NULL NULL 15.10.2018 14:15 15.10.2018 14:15 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në promovimin e librit të ri “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës” të shkruar nga akademiku, Nexhat Daci, dhe këtë libër e ka cilësuar si të veçantë për dekadën e parë të shtetit të Kosovës. “Thaçi e ka vlerësuar kontributin e Dacit, duke thënë se libri i tij është një retrospektivë e Kosovës, para dhe pas pavarësisë, njofton Klan Kosova. “Në promovimin e librit të ri “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, të akademik Nexhat Dacit. Një libër i veçantë ky për dekadën e parë të shtetit tonë, ku akademik Daci përshkruan hapat e parë të ndërtimit të demokracisë dhe vështirësitë e krijimit të institucioneve vendore. Kontributi i akademik Dacit, gjatë gjithë këtyre viteve, ishte shumë i rëndësishëm dhe libri është një retrospektivë e Kosovës, para dhe pas pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Facebook-ut. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh 34 minuta më parë