Helena Kadare vjen në Prishtinë NULL NULL 06.10.2018 17:54 06.10.2018 17:54 Shkrimtarja e njohur nga Shqipëria, Helena Kadare, më 7 dhe 8 tetor do ta vizitojë Prishtinën. Më datën 7 tetor autorja e romanit “Një grua nga Tirana”, do të jetë mysafire e takimeve letrare “Letërsia dhe qyteti” në kafe-librarinë “Sonder” në Prishtinë, ku para një publiku, pjesë e të cilit mund të jetë secili që pi një kafe në barin “Sonder”. Ky takim do të mbahet nga ora 20:00. Më datën 8 tetor ajo do të pritet nga kreu i shtetit Hashim Thaçi në ora 10:00. Poashtu do të ketë edhe takime me kryeministrin Ramush Haradinaj, në po të njëjtën ditë prej orës 10:30, dhe do të takojë studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, njofton Klan Kosova. Takimet janë të hapura për media. Helena Kadare ndryshe është edhe bashkëshortja e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 13 orë më parë