Çifti i njohur ndahet përfundimisht NULL NULL 06.10.2018 12:00 06.10.2018 12:00 Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë zyrtarisht të divorcuar. Aktori 46-vjeçar dhe aktorja 46-vjeçare përfunduan divorcin që nga e premtja, tri vjet pasi u ndanë, konfirmon revista People, transmeton Klan Kosova. Të dy u takuan në shtëpinë e Jennifer me avokatë dhe gjyqtarë privat, pas raportimeve të mëparshme se aktorja kërkoi nga gjykatësit të trajtojnë detajet përfundimtare. Të dy u martuan në qershor të vitit 2005, përpara se të lajmëronin për ndarjen e tyre në qershor të vitit 2015. Ata kanë tre fëmijë së bashku.