Presidenti Thaçi: Ambasadorët më të mirë të republikës janë sportistët tanë NULL NULL 01.10.2018 19:16 01.10.2018 19:16 Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, tha se ambasadorët më të mirë të vendin janë sportistët. I pari i shtetit këtë vlerësim e dha me rastin e nisjes së sportistëve për në Argjentinë, ku do të garojnë në Lojërat Olimpike Verore “Buenos Aires 2018“. Ai i uroj suksese sportistëve që do të marrin pjesë në këtë organizim. Kosova do të përfaqësohet në këto lojëra, me këta sportistë: Erza Muninoviq (xhudiste); Melisa Zhdrella (notare); Muhamet Ramadani (atlet); Erdonis Maliqi (boksier); Bleron Fetaovski (peshëngritës). Pas Rios, mbetemi me shpresë që flamuri i Kosovës do të ngrihet lart edhe në Buenos Aires, thuhet në urimin e kreut të shtetit, përcjellë Klan Kosova.