Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermanët shpëtojnë 400 imigrantë

NULL NULL
08.05.2015 22:16
Dy anije të marinës ushtarake gjermane mundësuan shpwtuan 400 imigrantë në Mesdhe, njoftoi qeveria gjermane.

“Operacioni i parë u zhvillua në mëngjes, rreth 250 kilometra në jug të ishullit italian të Lampeduzas”, deklaroi  zëdhënësi i ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

“Rreth 200 imigrantë ndodheshin në bordin e një barke prej druri. Ne kemi marrë rreth orës 09:00 një telefonatë urgjente nga autoritetet italiane duke na bërë të ditur se një anije kishte kërkuar ndihmë”, theksoi zëdhënësi.

“Më vonë, gjatë një operacioni të dytë një anije tjetër iu erdhi në ndihmë 180 personave që ndodheshin në bordin e dy gomoneve, rreth 70 kilometra nga brigjet libiane”, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Të gjithë personat e shpëtuar do të dërgohen drejt brigjeve të Italisë në koordinim me autoritetet italiane.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.