Çudi basketbollistike – nuk dihet kush me kënd luan (VIDEO) NULL NULL 28.09.2018 17:17 28.09.2018 17:17 Fenerbahçe dhe Maccabi e kanë luajtur njërën ndër ndeshjet më të çuditshme basketbollistike të viteve të fundit. Në turneun Pavlos Giannakopoulos u takuan dy ekipet më të fuqishme turke dhe izraelite, mirëpo të dyja dolën në terren me fanella të verdha, njofton Klan Kosova. Për shikuesit ishte pothuajse e pamundur që t’i dallonin ekipet, ashtu siç ishte edhe për vet lojtarët. Fenerbahçe fitoi pas vazhdimeve me rezultat 94:92.