Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Me mbështetjen e vendeve mike si Gjermania, rinisë po i sigurohet e ardhmja në vend

NULL NULL
17.09.2018 19:59

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës humanitare “Hilfe-Help”  nga Gjermania të prirë nga Klaus-Jurgen-Hedrich.

I pari i Qeverisë ka falënderuar mysafirët për ndihmën e  madhe që i kanë dhënë komunave, dhe për fuqizimin e bizneseve të vogla nëpërmjet granteve.

“Prania gjermane në Kosovë ka domethënie të posaçme për popullin tonë dhe dëshmi për këtë është edhe Parku Inovativ-Trajnues në Prizren. Me mbështetjen e vendeve mike si Gjermania, Qeveria po i siguron rinisë të ardhme prosperuese në vend”, tha mes tjerash Haradinaj.

Ai shtoi se “ Me mbështetjen e vendeve mike si Gjermania, Qeveria po i siguron rinisë të ardhme prosperuese në vend”,-njofton Klan Kosova

lajme të ngjashme