Kërkoi bekimin për t’u martuar nga babai i vdekur i të dashurës (VIDEO) NULL NULL 21.07.2015 13:00 21.07.2015 13:00 Tylor Shelton dhe Haylee Rose janë takuar në shkollë të mesme dhe janë në lidhje tash e shtatë vite. Ditë më parë Tylor vendosi që t’i propozojë për martesë. Ai gjithmonë kishte dëshiruar që t’i kërkonte babait të Haylee për bekimin e tij, por fatkeqësisht ai ka vdekur pranverën e kaluar, transmeton Klan Kosova. Por edhe pse babai i saj ka vdekur, Tylor ka vendosur prapë që ai të jetë pjesë e këtij propozimi. Në video e cila është publikuar në YouTubem shihet se si Tylor u kërkon motrave dhe vëllezërve të Haylee për bekim, por gjithashtu i shkruan letër Gregut babait të vdekur të nuses së tij të ardhshme. “Do martohem me vajzën tënde”. “Gjithmonë kam menduar t’a kërkojë bekimin, dhe ja kjo ditë është sot. Do të doja që të ishe këtu e të ma dhurove dorën e vajzën tënde, por të betohem se do të jem shumë më i mirë se sa më ke menduar”. “Dëshirojë të jem njeriu që do i dhurojë çdo gjë që asaj i nevojitet”. “Do të kujdesem për të”. “Do i dhurojë shumë eksperienca dhe do e dua pa kushte”, është shprehur ai në video. Klipi i cili është lansuar në YouTube më 9 korrik, deri më tani ka arritur mbi 800 mijë klikime.