Slash paguan gjashtë milionë që të divorcohet NULL NULL 05.09.2018 18:22 05.09.2018 18:22 Slash është gati të jetë një beqar me xhepa të zbrazët. Rokeri, pranoi të paguante një pagesë mbi 6 milionë dollarë për Perla Ferrari, për të zgjidhur divorcin e tyre, transmeton Klan Kosova. Ai po ashtu do të paguajë 100 mijë dollarë në muaj në mbështetje bashkëshortore dhe 39 mijë dollarë tjera në mbështetje të fëmijëve. Fëmijët do të kenë po ashtu 1.8 përqind të të ardhurave të tij deri në vitin 2036. Nga ana tjetër, Slash do të mbajë koleksionin e tij të kitarës në vlerë 1.92 milion dollarë. Marrëveshja është zyrtarizuar të martën, por Slash ka rekomanduar marrëveshjen në qershor. Slash ka kërkuar divorcin në vitin 2014 pas 13 vite martesë, ai e akuzoi Perla-n për bigami dhe këmbënguli pasi ajo ishte duke tërhequr divorcin e tyre këtë vit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.