VW dhe Seat akuzohen për shpërfillje të defekteve NULL NULL 24.08.2018 19:05 24.08.2018 19:05 Dy kompanitë e njohura automobilistike Volkswagen dhe Seat, janë akuzuar nga një grup i konsumatorëve për shitjen e mijëra automjeteve me defekt. Sipas tyre, ky defekt është tek rripi i sigurimit i karriges së pasme, transmeton Klan Kosova. Në maj testet zbuluan se kur të tre rripat e pasim ishin në përdorim dhe makina ishte në lëvizje, njeri nga rripat mund të “pëlciste” duke vënë kështu në rrezik jetën e pasagjerit. Pas konfirmimit të gabimit Volkswagen Group tërhoqi nga tregu 12 mijë makina VW Polo të vitit 2018 dhe mijëra Seat Ibiza dhe Seat Arona të prodhuar gjatë këtij viti, derisa pranojnë se një zgjidhje e përhershme nuk do të jetë e mundur deri në nëntor. Kjo ka irrituar drejtuesit e shoqatave për mbrojtjen e klientëve. “Është tronditëse që VW dhe Seat po shesin mijëra makina që ata e dinë se kanë një defekt serioz të sigurisë, por nuk kanë ende një zgjidhje të duhur”, thotë Alex Neill, drejtor menaxhues i produkteve dhe shërbimeve për shtëpi.