Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stefansson humb betejën me kancerin

NULL NULL
22.08.2018 10:00

Aktori nga Islanda, Stefan Karl Stefansson, i cili u shfaq në rolin e Robbie Rotten në filmin për fëmijë “LazyTown”, ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare pasi humbi betejën me kancerin.

Stefansson ishte tejet i njohur për rolin e tij në serialin për fëmijë, që u emetua nga viti 2004 deri më 2014.

Ai fillimisht u diagnostifikuar me kancer në pankreas në vitin 2016 dhe pati një ndërhyrje kirurgjike të suksesshme.

Aktori shpesh kishte ndarë progresin e tij dhe tretmanet që pranonte me fansat, ndërsa në mars njoftoi se kanceri ishte rikthyer dhe se ishte i paoperueshëm.

Stefansson la pas vetes bashkëshorten dhe katër fëmijë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.