Prekëse: Infermieri martohet me pacienten 4 vjeçare me kancer NULL NULL 19.07.2015 17:35 19.07.2015 17:35 Abby 4 vjeçare që vuan nga kanceri e ka realizuar dasmën e ëndërrave kur është martuar me infermierin e saj të preferuar. Ëndrra e Abbyt u bë realitet falë infermierit Matt Hickling i cili ishte njëri nga infermierët e prferuar të saj derisa ajo po qëndronte në spitalin pediatric për fëmijët që vuajnë nga kanceri dhe çregullimet e gjakut në Nju Jork. Matt ka dëgjuar nga nëna e Abby se vajza e saj ishte e gëzuar të vinte në klinikë pasi do të martohej me të. Infermieri u zu në befasi por nuk i’u desh shumë kohë që të përgatitetj për surprizën e vajzës së vogël . Ai duke punuar bashkë me stafin e spitalit organizuan dasmën për vetëm 24 orë, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova. Në dasmë kishte madje edhe një tortë dhe një kerr ngjyrë rozë lodër me mbishkrimin “Të sapomartuar”. Ndërsa për Abbyn ishte pregaditur edhe një fustan i bardhë si i princeshave derisa Matt kishte veshur edhe një bluzë në formë të këmishës së dhëndrrit. Nëna e Abbyt e përcjelli atë drejt një rruge me petale që ngjasonin me buqetën e luleve që Abby kishte në duar. Më pas Matt e mori në përqafim. “Eja këtu e vogla princeshë” tha ai derisa e mori në krahë. Dasmën e udhëhoqi mjekja e vogëlueshes, Jennifer Pearce. “Jemi mbledhur këtu për qenë dëshmitarë të dasmës së Matt dhe Abby” e nisi ajo ceremoninë. Ndërsa më pas, Abby e mori në duar situatën duke ia bërë pyetjen “A do të martohesh me mua” vetë infermierit të saj të preferuar. Ajo u pa shumë e lumtur dhe shumë e buzëqeshur derisa Matt u përgjigj pozitivisht në këtë pyetje. Më pas u shkëmbyen edhe unazat ndërsa Matt tha se nuk hezitoi të realizojë këtë skenë të bukur për pacienten e tij. Më pas, ai me lejen e nënës së Abby e ndau këtë histori prekëse dhe shumë të këndshme në rrjetet sociale për tu bërë shumë e pëlqyer dhe e komentuar nga njerëzit si diçka e jashtëzakonshme.