Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Kallëzim penal ndaj Agim Bahtiri për kërcënim ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

NULL NULL
02.08.2018 11:42

Policia e Kosovës, konkretisht departamenti i hetimeve ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, pasi që i njëjti mw 27 korrik nëpërmjet telefonit e kishte kërcënuar dhe sharë gazetarin Shkumbin Kajtazi.

Policia ka bërë të ditur se pas denoncimit të rastit nga gazetari Shkumbin Kajtazi, në kuadër të autorizimeve ligjore i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, ku pas përfundimit të hetimeve ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj kërcënuesit Agim Bahtiri.

“Bazuar në procedurat ligjore  Policia e Kosovës ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin. Rasti është kompletuar dhe është dërguar në prokurorinë kompetente”, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Kujtojmë se, që nga janari i këtij viti e deri me tash, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar gjithsej 13 raste të gazetarëve. 2 nga këto raste janë sulme fizike, 10 raste të tjera janë kërcënime verbale dhe 1 rast tjetër është dëmtim i pronës së një gazetareje”, thuhet në një njoftim të Asociacionit të Gazetarëve, transmeton Klan Kosova

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.