Film dhe debat me Vanessa Redgrave sonte në Teatrin Kombëtar (VIDEO) NULL NULL 21.07.2018 20:31 21.07.2018 20:31 Në natën e pestë të edicionit të dhjetë të festivalit të filmit, Pri Fest, fituesja e çmimit Oscar, aktorja Vanessa Redgrave do të jetë prezente në Teatrin Kombëtar për ta prezantuar filmin e saj “Sea Sorrow”. Filmi ka filluar të shfaqet me fillim në orën 20:00. Pas filmit me aktoren e mirënjohur do të ketë edhe bisedë. Redgrave është nominuar për Oscar gjashtë herë dhe një herë e ka fituar me atë për Aktorja më e mirë në Rolin Dytësor me 1977, për përformancën e saj në filmin Julia. Filmat e saj më të famshëm, pos Julia, janë Howard’s End, The Bostonians, Mary Queen of Scots, Isadora, Morgan, A Suitable Case for Treatment, A Man for All Seasons and Camelo. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Artistja Xhafa-Mripa shfaq instalacionin “Mendoj për Ty” para selisë së KiE-së në Strasburg 3 days